Gara 3000 metra me pengesa/ Luiza Gega na e bën zemrën mal, renditet e pesta në finalen e Botërorit të Atletikës

Gara 3000 metra me pengesa/ Luiza Gega na e bën zemrën mal, renditet e pesta në finalen e Botërorit të Atletikës

July 21, 2022 0

Një nga vajzat më të shpejta të botës, Luzia Gega tregon performancë të mahnitshme. Ajo u u rendit e 5-ta në finalen e Botërorit të Atletikës, në garën 3000 metra me pengesa.

“Në pistë, Luiza sërish tregoi që është sportistja më e mirë shqiptare, duke dhënë kohën 9:10.04 dhe automatikisht rekord i ri kombëtar në këtë disiplinë. Madje Gega e ul rekordin me më shumë se 4 sekonda, çka do të thotë se koha e realizuar në Botëror është fantastike”- shkruan Olympic Albania.

Rekordi i mëparshëm në këtë disiplinë mbahej po nga Gega me kohën 9:14.29 dhe u vendos më 1 korrik në Lojërat Mesdhetare, Oran 2022.

“E 5-ta në botë! Rekord i ri kombëtar 9.10.04. Kjo foto thotë çdo gjë, jam kaq e lumtur,” – u shpreh Luiza në Instagram.

revista.one/