Arrestohet Gigi Hadid, ikona e modës kapet me hashash në aeroport

Arrestohet Gigi Hadid, ikona e modës kapet me hashash në aeroport

July 18, 2023 0

Një lajm për arrestimin e modeles Gigi Hadid është duke u bërë virale në mediat e huaja.

Bëhet me dije se ikona e modës u arrestua me akuzën për posedim kanabisi, sasi që iu gjet në valixhen e saj ndërsa po kontrollohej nga autoritetet në Aeroportin Ndërkombëtar Oëen Roberts javën e kaluar. Lajmin e ka publikuar caymanmarlroad.com dhe menjëherë artikulli është bërë viral në rrjetet sociale.

Sipas medias, Hadid, emri i vërtetë i së cilës është Jelena Noura Hadid, u akuzua së bashku me një vajzë të identifikuar si Leah Nicole McCarthy. Ngjarja ka ndodhur më 10 korrik 2023, kur një avion privat mbërriti në Terminalin e Përgjithshëm të Aviacionit të Aeroportit Ndërkombëtar Oëen Roberts nga SHBA. për lirimin e saj, Gigi bashkë me miken e saj dhanë nga 1 mijë dollarë dhe u liruan me kusht. 

revista.one/