Këngë me Getoarin, Luiz Ejlli: Nuk e merrni me mend se çfarë do të bëhet

Këngë me Getoarin, Luiz Ejlli: Nuk e merrni me mend se çfarë do të bëhet

July 19, 2023 0

Artisti shkodran në një nga koncertet njoftoi se po vjen në duet me reperin nga Kosova, ndonëse e ka përmendur mjaft shumë edhe gjatë kohës sa ishte në Big Brother VIP Albania 2.

I njëjti zbuloi se është një nga artistët e tij të preferuar dhe se ia këndonte shpesh disa projekte brenda.

Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother së fundmi ka shpërndarë një fotografi me Ghetto Geasyn, ndërsa shfaqen bashkë nga një makinë.

Duket se ata tani kanë nisur edhe me xhirimet e klipit dhe se ky duet do të shpaloset së shpejti.

“Nuk e merrni me mend se çfarë do bëhet”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit. Krahas Getoarit, Luizi ka zbuluar se do të vijë edhe me disa bashkëpunime tjera.

revista.one/