Arrestohet moderatori dhe menaxheri kosovar, policia tregon arsyen (video)

Arrestohet moderatori dhe menaxheri kosovar, policia tregon arsyen (video)

March 3, 2021 0

Moderatori i njohur dhe menaxheri i disa këngëtarëve, Meriton Mjekiqi, është arrestuar gjatë mbrëmjes së djeshme.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka thënë për Tv Klan Kosova se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje në trafik.

“Në ora 22:20, policia është njoftuar për një rast, në të cilin janë përfshirë dy vetura, konkretisht drejtuesit e tyre. Rasti, sipas informatave fillestare, ka ndodhur si pasojë e mosmarrëveshjeve në trafik të drejtuesve të dy makinave. Rasti është duke u trajtuar në SP ‘Jugu’ në Prishtinë”.

Meriton Mjekiqi, që dyshohet për gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, është arrestuar në Fushë Kosovë në shtëpinë e një familjari të tij ku dyshohej se ishte në arrati.