Atdheu i “Për’puthen” merret në pyetje në polici, video nga shoqërimi

Atdheu i “Për’puthen” merret në pyetje në polici, video nga shoqërimi

April 13, 2021 0

Konkurrenti i “Për’puthen”, Atdhe Xharavina shoqërohet ne polici, njofton portali Iconstyle.

Ai eshte filmuar në bulevardin “Deshmoret e Kombit”, teksa ishte ndaluar nga policia dhe po i bëhej një kontroll.

Të njëjtat burime kanë treguar se Atdheu është shoqëruar më pas në polici.

Pas rikthimit ne “Per’puthen”, Atdheu eshte vene ne vemendjen e publikut per romancen me Antonelen.

Ai pati një ballafaqim me Antonelën,ditene pare, ku më shumë se për t’u sqaruar me të, ata dukeshin se po zhvillonin një takim të mohuar. Konkurrentja u shpreh se kishte një pëlqim akoma për të dhe kishte kërkuar kthimin e Atdheut në program.

“Kam ardhur në emision dhe ke qenë një ndër pëlqimet e mia kryesore. Por nga krenaria që kemi të dy nuk kemi dalë kurrë bashkë. Gjithsesi pëlqimi ka mbetur dhe sot.

Kur kam ardhur tek lokali kam ardhur për respektin që kisha për ty dhe për pëlqimin. Kur më the që po të coj në shtëpi, e kisha besën. Ti u afrove i pari si mashkull, por nuk e prisja, edhe ngaqë është një nga rregullat e emisionit që nuk duhet të takohemi e puthemi”, i tha Antonela.