Dua Lipa iu thotë “mirëmëngjesi” fansave me poza pa filtra

Dua Lipa iu thotë “mirëmëngjesi” fansave me poza pa filtra

April 13, 2021 0

Dua Lipa iu thotë “mirëmëngjesi” fansave me poza ku vë në pah dukjen e saj natyrale.

“Buongiorno”, shkroi ajo në mbishkrimin e fotografisë.

Dua u kthyer kohët e fundit në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo po përgatitet për performancën e saj të radhës, në Brit Awards 2021.

Dua dukej mjaft tërheqëse në pamjen natyrale, pa filtra, ndërsa pozonte me këmishën e saj të natës, ngjyrë të zezë.

Pranë vetes, Lipa kishte një buqetë lulesh të freskëta, ndërsa duket se me gjithë kënaqësi shijonte rrezet e diellit në mëngjesit.

Dua është nominuar në eventin e madh të ndarjes së çmimeve britanike. Ajo konkurron në tri kategori: “Artistja më e mirë e vitit”, “Kënga më e mirë britanike e vitit” për këngën ‘Physical’ dhe “Albumi më i mirë i vitit” për albumin ‘Future Nostaglia”. /revista.one/