Atdheu merr kompliment nga ish-partnerja, fansat mendojnë se janë rikthyer bashkë

Atdheu merr kompliment nga ish-partnerja, fansat mendojnë se janë rikthyer bashkë

August 4, 2021 0

U duk se çdo gjë po shkonte mirë mes tyre dhe nuk mungonin postimet e përbashkëta në rrjetet sociale mes Atdheut dhe Sarës. Por pas ca kohësh vjen lajmi se ata i kanë dhënë fund lidhjes.

Madje Atdheu prishi edhe marrëdhëniet shoqërore me Andi Artanin, pasi ky i fundit postoi foto me Sarën një ditë pas ndarjes së tyre.

Por duket se ish-çifti ka nisur që të flasë sërish. E kjo u vërtetua kur ata bënë një video live në “Instagram” së bashku. Gjithashtu edhe në postimet e njëri-tjetrit nuk mungojnë komentet.

Së fundmi Atdheu ka postuar një foto të tij në “Instagram”, ku Sara i shkruan: “Sa i bukur je”. Ndërkohë ish-konkurrenti i “Për’puthen” i përgjigjet: “Imagjino ta kisha personin që e dua te foto si do dukesha”.

Kjo deklaratë i bëri fansat lëmsh, dhe pyesin nëse janë rikthyer ende bashkë apo jo?

revista.one/