Kërceu me këngën e saj, Remzie Osmani reagon ndaj Dua Lipës

Kërceu me këngën e saj, Remzie Osmani reagon ndaj Dua Lipës

August 4, 2021 0

Dua Lipa sot ka ndarë një video duke vallëzuar me këngën e Remzie Osmanit, ndërsa kjo e fundit e ka publikuar në profilin e saj zyrtar në Instagram.

“Kënaqësi me e pa se si një yll boteror si Dua, është kaq modeste dhe nuk e harron as vendin as gjuhen e besa as muzikën shqipe .Faleminderit Dua. Je yll”, ka shkruar Remzie Osmani.

Teksa ndodhet në jug të Shqipërisë bashkë me familjen, Dua Lipa, në të njëjtën kohë po kënaqet me familjarët e saj nga Kosova, të cilët kishte kohë pa i takuar.

Së fundmi, 25-vjeçarja ka bërë një sërë postimesh në Instagram, ku ndër të tjerash ka hedhur një video, ku shfaqet duke kërcyer valle tradicionale shqiptare.

Nën ritmet e një kënge popullore të kënduar nga Remzie Osmani, Lipa mund të shihet me gotë mbi kokë, teksa vallëzon me shaminë në dorë.

Këngëtarja e famshme shqiptare, Dua Lipa, ka më shumë se një javë që po i shijon pushimet në bregdetin shqiptar.

Ajo ka publikuar vazhdimisht fotografi gjatë këtyre ditëve nga vizita e saj në shumë vende turistike të Shqipërisë, duke iu krenuar mbarë botës me bukuritë e rivierës shqiptare.

revista.one/