Atentat në Tiranë, breshëri plumbash drejt “Audi-t” në Astir, dy viktimat nën hetim për vrasje dhe vjedhje bankash

Atentat në Tiranë, breshëri plumbash drejt “Audi-t” në Astir, dy viktimat nën hetim për vrasje dhe vjedhje bankash

November 13, 2021 0

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit në Tiranë, ku kanë qëlluar me breshëri plumbash kallashnikovi drejt një mjeti tip “Audi” me ngjyrë të bardhë.

Armando Dumani ndodhej në mjet bashkë me Erigers Mihasin, në momentin që u qëluan me breshëri plumbash. Ata ishin brenda një makine luksoze të llojit ‘Audi’ me targa “AB 008 EM”, në momentin që u qëlluan nga një mjet në lëvizje. Atentatorët janë larguar drejt ish-sheshit “Shqiponja”. 

Erigers Mihasi mbeti viktimë e atentatit të ndodhur tek Astiri.

Ai ka qenë duke udhëtuar në automjetin e tij tip Audi A 8 me targa AB 008 EM, në momentin kur është bërë shënjestër e plumbave. 

Atentatorët kanë qëlluar nga një automjet në lëvizje. Automjeti ishte në pronësi të Mihasit. Ai kishte personalizuar edhe targat me inicialet e tij “E M”.

Ai njihej si mik i Ervis Martinajt. Tre vite më parë u shoqërua për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen e ndodhur në lokalin Monopol, në ish-Bllok. Më herët ai është arrestuar edhe si person i dyshuar për grabitjen, plagosjen, vjedhjen dhe torturimin e prindërve të Elton Çiços në Tepelenë, por gjykata e liroi nga qelia për mungesë provash.

Në qershor të vitit të kaluar Erigers Mihasi u shpall në kërkim nga policia në lidhje me arsenalin e armëve të gjetura në Yrshek në banesën e Gëzim Harokut. Sipas grupit hetimor armët ishin përdorur në një sërë ngjarjesh kriminale të ndodhura në kryeqytet, në Durrës, Sarandë dhe në Shkodër. 

Mihasi po ashtu ishte mik i ngushtë edhe me Santiago Malkon, ish-policin e vrarë në Porcelan më 27 gusht 2019, me të cilin dyshohet se kanë qenë autor të plagosjes me armë ndaj kushërinjve Rivelino dhe Juxhin Mumajesi në Tiranë në 2018, ku nga sulmi mbeti i plagosur edhe shoku i tyre Ibrahim Durollari.

Armando Dumani 26-vjeç u vra sonte me armë zjarri teksa po udhëtonte si pasagjer në automjetin tip “Audi A8”.

Dumani me origjinë nga Vlora ishte mik i ngushtë me Erigers Mihasin.

Në vitin 2012 Dumani ka qenë i arrestuar bashkë me disa persona të tjerë për një sërë grabitjesh në banka të ndryshme. Asokohe banda e tyre u kthye në “makth” për bankat, deri në shkatërrimin e saj nga policia.

Njoftimi i Policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, në vendin e quajtur “2 rrathët” në Unazë të Re, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeti tip “Audi”. Si pasojë kanë humbur jetën dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët ishin brenda në mjet.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes dhe grumbullimin e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

revista.one/