(VIDEO) Policia angleze u turret keq tifozëve kuqezinj, i tërbon e kuqja!

(VIDEO) Policia angleze u turret keq tifozëve kuqezinj, i tërbon e kuqja!

November 13, 2021 0

Teksa luhej ndeshja një tifoz kuqezi, siç duket i mërzitur me rezultatin ka shkaktuar një incident. Sigurimi i stadiumit fillimisht duket se e kanë “paralajmëruar” tifozin, mirëpo ai nuk i ka marrë parasysh “këshillat”.

Pak minuta më vonë, kanë ndërhyrë si të tlrbuar policlt anglezë, duke e arrestuar tifozin e Shqipërisë. Tifozi me gjasë do të qëndrojë disa orë në polici dhe më pas do të lirohet kundrejt pagesës së një gjobë, për shkak të thyerjes së rregullave të rendit dhe sjelljes në publik. Siç duket nga pamjet ai nuk po kryente ndonjë veprim të dhunshëm, por paragjykimi ndaj shqiptarëve i nxit këta policë të sillen si të tërbuar ndaj të kuqes së flamurit tonë.

Shqipëria pësoi një humbje turpëruese 0-5 në transfertë ndaj Anglisë në “Uembli”, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Katar 2022. ‘Tre Luanët’ ishin të pamëshirshëm në pjesën e parë, duke shënuar plot pesë herë në portën e mbrojtur nga Thomas Strakosha, i cili ishte i pafuqishëm të ndalonte Harry Kean me shokë.

revista.one/