Atentati në Berat,  i riu që shpëton gjallë me 6 plumba në trup, jetonte prej vitesh në Londër

Atentati në Berat, i riu që shpëton gjallë me 6 plumba në trup, jetonte prej vitesh në Londër

August 19, 2021 0

Ky është i riu Tajar Fetiu, i cili është qëlluar me gjashtë plumba, teksa ka qenë duke hyrë në këmbë në rrugicën e shtëpisë së tij.

I plagosuri Tajar Fetiu është transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal Berat, por për shkak të gjendjes së tij të rëndë ai është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Nuk dihen ende shkaqet e plagosjes së 24-vjeçarit, që jetonte prej shumë vitesh në Londër dhe kishte shkuar në qytetin e Beratit për të ajrosur shtëpinë e vjetër të familjes, teksa kjo e fundit jetonte në Tiranë.

Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se janë sekuestruar edhe kamerat e disa bizneseve përreth dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

revista.one/