Ava Max bën ndryshimin drastik, shfaqet me flokë të kuqe të lëshuara mbi gjoks

Ava Max bën ndryshimin drastik, shfaqet me flokë të kuqe të lëshuara mbi gjoks

February 20, 2022 0

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max së fundmi ka bërë një ndryshim drastik në pamje.

E njohur si bionde shumicën e kohës me një stil të shkurtër të flokëve, 28-vjeçarja tashmë ka bërë flokët ngjyrë të kuqe. Në disa imazhe që ndau me fansat në Instagram ku ndiqet nga më shumë se 2.6 milionë persona, krijuesja e hitit “So Am I” shihet gjysmë e zhveshur teksa flokët e gjata ia mbulonin gjoksin.

“O Zot ajo është e çmendur”, ka shkruar artistja e njohur në mbishkrimin e  fotos të realizuar para pasqyrës.

Fansat e saj të shumtë e mirëpriten këtë ndryshim të këngëtares duke bërë komente pozitive sipër postimit. Ndërkohë Ava Max është duke shijuar suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit, “The Motto”, në bashkëpunim me DJ-në e famshëm, Tiësto. revista.one/