Ç’po ndodh? Donald Veshaj mungon në spektaklin post “Big Brother VIP”!

Ç’po ndodh? Donald Veshaj mungon në spektaklin post “Big Brother VIP”!

February 20, 2022 0

Finalja e Big Brother VIP u mbajt ditën e premte (18 shkurt), ndërsa spektakli i plotë nuk ka mbaruar akoma.

Është paralajmëruar që do të ketë edhe tri puntata të tjera, post Big Brother, xhirimet e të cilave kanë filluar ditën e sotme (e diel). Ndërkohë që në rrjete sociale nga banorët u publikuan disa pamje nga xhirimet e puntatës së parë.

Siç mësohet, Donald Veshaj nuk është parë as në xhirimet e post BB VIP, e bashkë me të mungoi edhe e dashura e tij, këngëtarja Beatrix Ramosaj.

uk dihet nëse kjo ka të bëjë me çështje personale të aktorit apo me një konstestim të mundshëm të rezultatit.

Kujtojmë që vëllezërit Veshaj janë përplasur me produksionin e Top Channel, pas shpalljes së Ilir Shaqirit si fitues.

Si rrjedhojë Donaldi ka fshirë nga Instagrami emisionin që iu bë dhuratë nga produksioni, i titulluar “Më Lër të Flas”. Këtë emision ai do ta moderonte me vëllain e tij, Romeo Veshaj, por duket se edhe ky i fundit ka hequr dorë nga projekti, duke bërë të njëjtin veprim si Donaldi.

Madje, u bë e ditur se binjakët së bashku me Trixën kishin refuzuar të shkonin në afterparty me ish-banorët e tjerë dhe produksionin.

Gjithashtu Donald Veshaj ka reaguar për herë të parë në rrjetet e tij sociale me anë të një videoje falënderuese për të gjithë njerëzit që e kanë mbështetur.

Aktori shprehet se nuk e fitoi “Big Brother VIP Albania”, por ka vendosur që me 100 mijë euro nga xhepi i tij të ndërtojë 4 shtëpi për njerëzit në nevojë.

revista.one/