Avioni i parë në Aeroportin e Kukësit, nesër vijnë udhëtarët nga Londra
April 17, 2021Aeroporti i Kukësit ‘Zayed, Flatrat e Veriut’ pret nesër udhëtarët e parë. Nga Londra ulet në Kukës avioni i parë, i mbushur kryesisht me emigrantë shqiptarë nga kjo zonë në Britaninë e Madhe.
Sipas burimeve zyrtare, udhetaret nga Londra do t’i presë Kryeministri.
Përfitimet financiare janë shumë të mëdha, punësimi, ulja e kargove, numri i turistëve do të jetë shumë më i lartë. Padyshim këtu do të jemi në një element të ri zhvillues i veriut të vendit, siç është turizmi. Punësimi në përgjithësi do të bëhet me banorë rreth Kukësit, përveç atyre që kanë nevojë për përgatitje dhe specializim konkret.
Destinacionet e para do të jenë me disa qytete të Zvicrës, Gjermanisë, por edhe Italisë.
Nderkohe, edhe nje aeroport i ri do te nise te ndertohet. Sipas Ministrise se Infrastruktures, për aeroportin Vlores, në datë 20 prill firmoset kontrata me kompaninë koncensionare. /revista.one/