Naun Shundi: I mirëkuptoj artistët në spote elektorale, por jo ata që u joshën

Naun Shundi: I mirëkuptoj artistët në spote elektorale, por jo ata që u joshën

April 17, 2021 0

Në një intervistë për “News 24”, aktori, regjisori dhe dramaturgu, Naun Shundi flet për artistët në politikë dhe artistët në spotet elektorale. Nisur nga pjesëmarrja e shumë artistëve në spotet e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, ai thotë se është e drejta e artistëve të kenë bindje politike dhe të mbështesin partitë, ndonëse ai vetë ka premtuar të qëndroj jashtë. Ndër artistët që kanë marrë pjesë në spotet publicitare përmendim Robert Ndrenika, Tinka Kurti, Neritan Liçaj, Adriana Tolka e Juli Emiri.

Artistët në politikë? Është e drejtë e tyre patjetër, edhe pse unë nuk e kam gjykuar ta bëj. E keqja është kur artistët përdoren nga politika. Shpesh artistët janë të detyruar ose u është bërë presion. Vendi është i vogël dhe ne e njohim njëri-tjetrin. Kur ka presione për familjen është e vështirë. Dhe artistëve u është bërë presion për fat të keq, politika i ka përçarë dhe përdorur artistët”, -tha ai.

Shundi tha se i mirëkupton ata që janë në spote, por i vjen keq, kur artistët tradhtojnë veten.

I mirëkuptoj ata që janë në spote elektorale. Më vjen keq për ata që kanë tradhtuar fjalën e vet. Më vjen keq kur kanë shkelur atë që kanë thënë. Do ishte mirë që të heshtnin pas ofertës apo presionit, sepse bie erë të keqe, kundërshtimi i deklaratave të veta. Ose je konsekuent, ose sqaron pse ndërrove mendim. Artistët u tërhoqën nga presioni, ose u joshën”, -thotë Shundi.

I pyetur se çfarë sigurie ka që PD do e mbajë premtimin për teatrin, Shundi thotë:

“PD si fillim nuk ka çfarë shemb, se çfarë ishin për t’u shembur, u shembën. Ndaj PD-së, i mbetet të ndërtojë.”