Bashkëpunimi me Feron, Genta Ismajli shndërrohet në repere

Bashkëpunimi me Feron, Genta Ismajli shndërrohet në repere

March 13, 2021 0

Për herë të parë këngëtarja Genta Ismajli është shfaqur si repere dhe i ka befasuar të gjithë me talentin e saj. Këngëtarja numëron një sërë këngësh në repertorin e saj muzikor, por nuk na ka rastistur ta dëgjojmë të bëj rap të vërtetë. Me provën e parë ajo ja doli mbanë më së miri dhe fitoi zemrën e publikut online.Kjo këngë është pjesë e albumit të Feros që mban titullin “Goat”.Fero u rikthye disa javë më parë në muzikë pasi për disa kohë ai qëndroi në pushim, madje u zhduk edhe nga rrjetet sociale. Para pak ditësh reperi erdhi në bashkëpunim me Stresin, me këngën e tyre të titulluar “Mahall”. /revista.one/