“BB VIP” shfaq personazhin e parë, ja kush është konkurrentja me këmbët e gjata

“BB VIP” shfaq personazhin e parë, ja kush është konkurrentja me këmbët e gjata

September 6, 2021 0

Arbana Osmani ka treguar sot se konkurrenti i parë i “BB VIP” do të zbulohet në faqen zyrtare të “Big Brother”. Por, kjo do të ndodhte në një postim që do të qëndronte aktiv vetëm një orë.

“Konkurrenti i parë i BB VIP do të zbulohet në një postim që do të qëndrojë aktiv vetëm një orë”, ka shkruar moderatorja.

Së fundmi, faqja zyrtare e “Big Brother VIP” ka publikuar disa video ku shfaqet konkurrentja e parë që do të jetë pjesë e këtij “reality show”, por pa ia zbuluar portretin.

“Këmbët e gjata, faqebardhë. Apo si është ajo shprehja? BBV, së shpejti”.

Që nga publikimi i këtyre imazheve, fansat e BBV kanë nisur dyshimet dhe aludimet se kush mund të jetë goca e videove.

Big Brother rikthehet në tetor dhe moderatorja e këtij programi do të jetë Arbana Osmani. Deri tani, personazhet janë mbajtur sekret nga organizatorët

revista.one/