Fero dhe Arbenita Ismajli me pushime në Mal të Zi, postojnë fotot familjare

Fero dhe Arbenita Ismajli me pushime në Mal të Zi, postojnë fotot familjare

September 6, 2021 0

Reperi nga Gjilani, Fero dhe partnerja e tij, Arbenita Ismajli, prej disa ditësh kanë nisur pushimet.

Si destinacion të udhëtimit të tyre, çifti kanë përzgjedhur një nga resortet luksoze në Mal të Zi.

Dyshja po shijojnë pushimin e parë së bashku me vajzën e tyre, Ninën, e cila erdhi në jetë në muajin prill.

Së fundmi ka qenë modelja shqiptare që ka ndarë disa imazhe të reja nga pushimi i tyre përfshirë këtu një edhe me Feron.

Bukuroshja nga Kumanova ka vënë në pah linjat e bujshme trupore në rroba banjo, për të cilat komentohet.

“Kohë e vlefshme”, ka shkruar ajo.

Komplimentet ndërkohë në pjesën për komente nuk munguan as nga miqtë e fansat e çiftit.

Theksojmë që Fero dhe Arbenita këtë vit po ashtu i kanë dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë me martesë.

revista.one/