Bearti iu kthehet ashpër ndjekësve, e pyesin nëse pëlqen “shqiptaret apo kosovaret”

Bearti iu kthehet ashpër ndjekësve, e pyesin nëse pëlqen “shqiptaret apo kosovaret”

April 16, 2021 0

Pas ndarjes me Tean, Bearti ish-konkurrenti i “Per’puthen”, vazhdon te ngacmohet me pyetje nga fansat, nese ka nje vajze tjeter ne zemren e tij. Po ashtu, duan te dine, i pelqen te lidhet me vajza nga Shqiperia apo Kosova? Bearti reagon si nje patriot i vertete, duke thene se jemi nje popull, si ne Kosove dhe ne Shqiperi.

“A je në ndonjë lidhje tjetër?” e ka pyetur një ndjekës ish-konkurrentin dhe ai i është përgjigjur prerë që Jo.

Ndërkohë, ndjekësit e pyesin se si e sheh njeriun me të cilin do të martohet në të ardhmen.

A ke qef të martohesh përfundimisht me shqiptare apo kosovare? Më kthe përgjigje”, i ka shkruar ndjekësi/ja në formë lutjeje.

“S’kam dashur që të përgjigjem fare, po aq shumë herë ma keni bërë këtë pyetje që s’po mundem ta tejkaloj më. E para çfarë rëndësie ka shqiptare/kosovare. Në fund të gjithë shqiptarë jemi. S’di pse kaq shumë “urrejtje” se kam parë edhe në komente “Ju shqiptarët, ju kosovarët..Turp!

Përsa i përket pyetjes unë kam shprehur se nëse dikush më pëlqen s’ka rëndësi nëse është shqiptare, kosovare a gabele. Më falni që u shpreha kështu, por duhet të kuptoni se të gjithë jemi shqiptarë dhe kemi luftuar për të njëjtin flamur dhe ne”, i është përgjigjur Bearti