Bebe Rexha del xhiro me biçikletë, ja çfarë i befason paparacët

Bebe Rexha del xhiro me biçikletë, ja çfarë i befason paparacët

March 24, 2021 0

“Daily Mail” ka publikuar së fundmi disa foto paparaci të artistes, që është “kapur mat” duke shëtitur pranë bregdetit me të dashurin e saj, Keyan Safyari. Ata të dy kanë përfituar nga moti i ngrohtë dhe kanë dalë bashkë me biçikleta për shëtitje. Ajo që ju ka tërhequr vëmendjen të gjithëve ishte pamja e Bebes. Këngëtarja dukej po njësoj, shumë e thjeshtë, pa pikë grimi në fytyrë.

Kujtojmë se Bebe Rexha ka thuajse një vit që po jeton një histori të bukur dashurie me Safyari. Ajo ka treguar më herët se partneri i saj e mbështet shumë duke qenë se vjen nga industria e argëtimit njësoj si ajo.

“Ai është shumë i ëmbël dhe më mbështet, ai është thjesht i mrekullueshëm. Ai është në industrinë e argëtimit, por është në anën tjetër të saj, kështu që ai e kupton. Ai është atje në çdo moment për mua. Por nuk dua që fansat e mi të dinë shumë për këtë gjë, sepse unë jam nga ata persona që nuk dua të njihem për lidhjet e mia, por për artin tim. Por mendoj se kam gjetur vërtetë dikë që është shumë special dhe më bën të lumtur. Kështu që ndihem shumë me fat. Dhe ai është me fat- ai është më me fat“, është shprehur Bebe.