Flokët biondë të Billie Eilish thyen një rekord që e mbante Selena Gomez

Flokët biondë të Billie Eilish thyen një rekord që e mbante Selena Gomez

March 24, 2021 0

Billie Eilish ka befasuar me një fotografi të publikuar ditëve të fundit në Instagram. Ajo ka marrë nbi 10.5 milionë like dhe mbi 150 mijë komente. Deri tani videon e saj të transformimit e kanë parë mbi 32.3 milionë njerëz.

Ajo prezantoi ngjyrën e re të flokëve, gjersa zbuloi se është bërë bionde.

Më vonë solli edhe disa imazhe të tjera me mbishkrimin, “bionde” dhe “lamtumirë ngjyrës së gjelbër”.

Fotoja me transformimin e ri theu rekord në Instagram duke marrë një milion pëlqime në vetëm gjashtë minuta, duke lënë pas rekordin e mëparshëm, një postim nga Selena Gomez në ditëlindjen e saj të 26-të në vitin 2018.