Bebe Rexha: Gati të bashkëpunoj me Duan, Ritën dhe Avan për të nxitur femrat shqiptare

Bebe Rexha: Gati të bashkëpunoj me Duan, Ritën dhe Avan për të nxitur femrat shqiptare

April 21, 2021 0

Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, deklaron se do te bashkepunoje me artistet e tjera shqiptare ne ShBA dhe Angli qe te motivohen femrat ne Shqiperi dhe Kosove.

Ajo është duke promovuar albumin e saj më të ri , “Better Mistakes”, i cili do të publikohet i plotë më 7 maj.

Në rubrikën “AskAnythingChat”, 30-vjeçarja së fundmi pati mundësinë që t’iu përgjigjet disa prej pyetjeve që fansat e saj i kishin parashtruar për të në rrjetet sociale.

Dhe një ndër ta pyeti me kureshtje, se a do të mund t’i shohim në një të ardhme në bashkëpunim atë, Duan dhe Ava Max.

“Çdo gjë është e mundur, dhe do të thoja ‘Po’. Do të përpiqem të ndodhë. Unë mendoj se do të ishte e mrekullueshme sikur vajzat të bëheshin bashkë. Ju e dini që ne vijmë nga i njëjti vend, ku ashtu siç kemi folur më herët, në të kaluarën, vajzat nuk ishin gjithmonë në muzikë në kulturën tonë. Tani është komplet ndryshe. Ju e dini që unë e dua kulturën time shumë, por unë jam rritur në gjysmë kulturën time, kështu që mund të flas në gjysmën e tyre”, ka thënë ajo.

Me tej, Rexha ka treguar se një bashkëpunim i tillë mes shqiptareve do të motivonte të gjitha femrat tjera nga Shqiperia dhe Kosova.

Ju e dini, ne femrat nuk kemi qenë gjithmonë të barabarta si meshkujt. Mendoj se fakti se ne të gjitha vijmë nga një kulturë e ngjashme, është vërtet e bukur dhe do të ishte e mrekullueshme për neve të vinim së bashku dhe të kapnim duart dhe të bëheshim si të gjitha vajzat tjera shqiptare ose kosovare atje. Do të ishim si: ‘Ju mundeni, ju mund ta bëni këtë, ju mund t’i bëni ëndrrat e tuaja realitet. Ti e ke këtë si çdo vajzë në botë – nuk ka rëndësi nga je, kështu që do të doja ta bëja këtë të ndodhte”, ka theksuar Bebe Rexha.

Në fillim të këtij viti, artistja tjetër shqiptare me famë botërore, Ava Max, i tha Telegrafit se me kënaqësi do ta pranonte një bashkëpunim me Duan, Ritën dhe Bebe Rexhën. /revista.one/