Bebe Rexha: Kur dashuroj dikë, s’ka rëndësi në është djalë apo vajzë! Kam dalë dhe me femra!

Bebe Rexha: Kur dashuroj dikë, s’ka rëndësi në është djalë apo vajzë! Kam dalë dhe me femra!

May 6, 2021 0

“A kam dalë në takime më parë me vajza? Po.” Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha ka folur për herë të parë për orientimin e saj seksual. Në një intervistë për “Gay Times” ajo pranoi se ka dalë me vajza të famshme në të shkuarën.

“A kam dalë në takime më parë me vajza? Po. Dhe të famshme, por unë nuk po i përmend emrat e tyre. A kam rënë në dashuri me një vajzë më parë? Po, por tani, unë jam në një lidhje me një djalë. E vetmja gjë që do të them është se kur jam në një lidhje me një vajze, është thjesht shumë emocionuese“, tregoi Bebe.

Artistja shqiptare ka qenë gjithmonë një mbështetëse e komunitetit LGBTQ. Vitin e kaluar këngëtarja u pyet në një intervistë arsyen pse nuk e kishte përcaktuar seksualitetin e saj dhe ajo u përgjigj:

“Unë thjesht dua të gjej dikë që e dua dhe që më do dhe nuk më intereson nëse është një djalë apo vajzë.”

Bebe Rexha prej thuajse një viti po jeton një histori të bukur dashurie me producentin, Keyan Safyari. Ndonëse lidhja e tyre është bërë publike prej kohësh, Bebe nuk preferon të ndajë shpesh në rrjete sociale momente me partnerin e saj sepse këngëtarja ka preferuar që marrëdhënien ta mbajë larg syrit të publikut.