Bëhuni gati, pas dy vjet përgatitje, Dhurata Dora do të këndojë me Noizy-n

Bëhuni gati, pas dy vjet përgatitje, Dhurata Dora do të këndojë me Noizy-n

July 19, 2021 0

Prej gati 2 vitesh, Dhurata Dora dhe Noizy ishin në tentative për një bashkëpunim mes tyre. Në vitin 2019-të nisën informacionet e para se dy këngëtarët kishin bashkuan forcat me njëri-tjetrin për një duet. Një foto e tyre e përbashkët bëri xhiron e rrjetit, por asgjë nuk u lançua gjatë atij viti nga Noizy dhe Dhurata.

pothuajse në të njëjtën kohë, Dhurata dhe Noizy kanë publikuar foto nga i njëjti vend. Ata shfaqen në një hapësirë të hapur, rrethuar me lule dhe në sfond dallohet një ngjyrë vjollcë.

“Bëhuni gati”, ka shkruar Dhurata përkrah fotos së saj duke paralajmëruar një projekt të ri.

Po ashtu Noizy shkruan në postimin e tij: “A jeni gati për çka po vjen?”

Më pas menjëherë kanë nisur komentet nga fansat e dyshes që shprehen të bindur se dueti po afron.

Noziy, po ashtu edhe Dhurata Dora, kanë qenë mjaft aktiv në muzikë këto kohë. Kjo e fundit publikoi në muajin maj super bashkëpunimin me artistin francez Gims, që deri më tani rezulton të jetë një nga hitet e verës së këtij viti. Ndërsa Noizy ka publikuar deri më tani për këtë vit, 6 projekte muzikore. Mes tyre janë “Murder” duet me Arilena Arën dhe kënga tjetër me Varrosin dhe Lil Kolin që mban titullin  “Te lagja”.

revista.one/