“Bëre mirë që dole”, Fationi lidhet me Riken pas eliminimit nga Big Brother VIP

“Bëre mirë që dole”, Fationi lidhet me Riken pas eliminimit nga Big Brother VIP

April 15, 2024 0

Modelja dhe aktorja Rike Roçi, e ftuar në “Fun Club” pas daljes përfundimisht nga shtëpia e Big Brother VIP, tha se nëse Fationi do të vazhdonte garën, do të ishte grup me të.

Ajo gjithashtu zbuloi se nëse i ka shkruar Fationi pas daljes së saj dje, ndërsa zhvilluan një bisedë të shkurtër në kamera, LIVE.

Ina: Cili do të ishte grupi jot Rike?

Rike: Fatkeqësisht, Fationi la lojën. Unë do isha grup me Fationin.

Ina: Do ishte Fationi në grupin tënd apo do ishe ti në grupin e Fationit?

Rike: Ne do ishim “Tavola a rotondo” (tavolina rrumbullake)

Ina: Epo ti e di që ajo nuk ekziston.

Rike: Ekziston, jo s’ka lidhje ne do të ishim grup.

Ina: A të ka shkruar Fatjoni tani që dole?

Rike: Jo, sepse nuk e ka numrin tim.

Ina: I bëjmë thirrje Fatjonit. Do ta jap unë pastaj.

Pak minuta më vonë, Ina e merr Fatjonin në kamer dhe ai përshëndet Riken, të cilës i thotë “Bëre mirë që dole”.

revista.one/