Ç’ndodhi? Jetmiri paralajmëron: Nesër marr valixhen dhe iki

Ç’ndodhi? Jetmiri paralajmëron: Nesër marr valixhen dhe iki

April 15, 2024 0

Një Prime i zjarrtë na pret ditën e nesërme në ‘Big Brother Vip Albania 3’. Përveç dinamikave që priten të diskutohen, njëri prej banorëve, Jetmiri ka paralajmëruar gjatë qëndrimit në shtëpi se nesër do t’i sqarojë të gjitha. Gjatë bisedës me Roza Latin, shumë i irrituar, Jetmiri thotë se nesër do ‘t’i vejë pikat mbi i’.

Biseda:

Jetmir: Do vihen pikat mbi i nesër.

Roza: Ça po ndodh more?

Jetmiri: T’i sqaroj unë nesër të gjitha. O zot mezi po pres, është e marta ime. Hedh edhe valixhen dhe iki por unë nesër do t’i jap një “bam bam bam” që o Zot, tërmet.

Roza: Pse? Për çfarë këndvështrimi e ke fjalën. Nuk flas, besoj se e ke kuptuar që unë nuk e shes muhabetin.

Jetmiri: Për të gjitha këndvështrimet sepse është një situatë e dalë jashtë kontrollit, e pamenaxhuar dhe ka një paaftësi të madhe.

Roza: Për kë e ke fjalën?

Jetmiri: Nesër do ta dëgjosh. Do pres prime-n e nesër dhe pastaj do shoh.

Roza: Mezi e pres se çfarë do bësh.

Jetmiri: Dhe unë mezi e pres.

revista.one/