Gold AG flet për zënkën me Noizy-n: Pse nuk i mbaj inat

Gold AG flet për zënkën me Noizy-n: Pse nuk i mbaj inat

March 20, 2021 0

Gold Ag ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin Glamour Zone, ku përballë moderatores Ester Bylyku sqaroi marrëdhënien me kolegun e tij Noizy.

Dikur kanë qenë miq të mirë, madje edhe bashkëpunuan për një këngë, derisa marrëdhënia e tyre u kris, duke degraduar edhe në deklarata kundër njëri-tjetrit në media.

Kaq vite pas kësaj zënke, çfarë ka ndodhur mes tyre?

Ester Bylyku: Çfarë marrëdhënie ke sot me Noizy?

Gold Ag: Nuk jemi takuar prej një kohe të gjatë. Inatin nuk ia kam, dhe nuk ia kam patur. Kemi patur një mosmarrëveshje, nga të dyja palët, edhe faji im edhe faji i tij. Ndoshta shejtani na bëri të dy zi, sepse s’kemi patur as ara dhe as livadhe për të ndarë. Ka qenë një budallallëk dhe vazhdoj ta respektoj. Madje edhe kur ka patur një problem në Prishtinë, edhe pas zënkës sonë më ka ardhur keq. Sa herë i kam shkuar në shtëpi dhe i kam ngrënë bukën, dhe sa herë e kam pritur në Prishtinë, këto nuk ia harroj kurrë, ndaj dhe s’do ta kem asnjëherë armik./revista.one/