Blenard Azizaj sjell në Opera baletin ‘Emigrimi i Madh’: Ikëm maleve! Rikthimi emocion

Blenard Azizaj sjell në Opera baletin ‘Emigrimi i Madh’: Ikëm maleve! Rikthimi emocion

October 31, 2022 0

Blenard Azizajn e rikthen në këtë skenë pas afro 6 vitesh, Festivali Ndërkombëtar i Dancit Bashkëkohor, mbajtur nga “Harabel”. Përgatitja në skenë është intensive, ndonëse nga mbrëmja e parë ndajnë edhe pak orë.

Për dy net radhazi, të hënë e të martë, në orën 19.00 publiku shqiptar do të shikoj në skenën e Teatrit, këtë fabul emigrimi në 4 katër akte, ku përfshihet edhe vetë historia personale e artistit. E mes radhëve të spektatorëve, ai pret edhe familjarët e tij.

Tentoi emigrimin në Greqi që në moshën 14-vjeçare, për të riprovuar 4 vite më vonë. Shpresën do ta gjente në Shkollën Kombëtare të Kërcimit në shtetin fqinjë, e më koreografitë e tij do të performoheshin në skenat ndërkombëtare

Ka një sërë angazhimesh, nga mësimdhënia e një koregrafi të re që pritet të krijojë në shkollën “Ana Laguna” në Spanjë, tek danci, edhe si balerin në kompaninë Sasha Waltz & Guests në Berlin.