Bleona Qereti pjesë e Big Brother VIP Albania 3

Bleona Qereti pjesë e Big Brother VIP Albania 3

December 17, 2023 0

Kanë mbetur më pak se një muaj nga nisja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP” dhe tashmë disa emra të konkurrentëve kanë nisur që të bëhen publikë. 

Një emër që nuk ishte zbuluar deri më tani është pikërisht ai i Bleona Qeretit.

Këngëtarja, e cila prej vitesh po tenton famën ndërkombëtare, duket se ka marrë ftesën për të qenë pjesë e këtij edicioni.

Prej disa kohësh, këngëtarja ka qenë disi më e distancuar nga skena e muzikës. Por, duket se gjithçka paska shërbyer për rikthimin e saj në këtë format.

Mbetet për t’u parë sesi do të vijë artistja në këtë format, por mbi të gjitha, se çfarë strategjie do të ndjekë, tashmë që për herë të parë do të jetë në një format “reality”.

Theksojmë që emra të tjerë që përfliten se do të jenë pjesë e BBVA 3 janë: Olsi Bylyku, Roza Lati, Adelina Tahiri, Romeo Veshaj, Albi Nako, La Fazani, Bardhi, Graciano Tagani, Ksenja Shoshaj etj.

revista.one/