Blerim Destani në Netflix, cili është filmi që pritet të bëjë xhiron e botës, planet për dasmë të madhe shqiptare

Blerim Destani në Netflix, cili është filmi që pritet të bëjë xhiron e botës, planet për dasmë të madhe shqiptare

June 23, 2022 0

Aktori i talentuar, Blerim Destani rikthehet në Shqipëri pas katër vitesh mungesë dhe ka treguar për “Shqipëria Live” arsyen e mungesës.

Destani tha se për shkak të punës dhe xhirimeve nuk ka pasur mundësi të vijë në Shqipëri për një kohë të gjatë dhe tregoi që herën e fundit që ka qenë Shqipëria ka ndryshuar shumë.

Destani: Ka katër vite që nuk kam qenë në Shqipëri, sidomos në Tiranë. Përparon çdo vit e më shumë. Komplimenta për të gjithë ata që e ndërtojnë Shqipërinë. Jam një adhurues i Shqipërisë sidomos i Kosovës. Unë e kam prejardhjen nga Maqedonia dhe një herë në vit mundohem ti vizitoj këto vende por kam xhiruar jashtë dhe së ka rënë rruga të vij këtu por do jem tetë javë në Shqipëri e do të kem kohë ta vizitoj.

Ai u shpreh se është pjesë e një seriali në Netfliks të titulluar “Truck”, ndërsa pritet të bëjë xhiron e botës.

Destani tha se e presin më pas disa pushime pas një pune të gjatë dhe të lodhshme në xhirime.

“Nuk mendoj se në ditë mund të jetoj në Shqipëri, por nuk i dihet, më shumë jam duke punuar në Amerikë dhe Gjermani. Ja ky projekt më solli, shpresoj që në të ardhmen të vij me një projekt tjetër, Shqipëria më pëlqen shumë. Biznesi si një lloj hobi në biznes. Në Netfliks një serial sapo ka mbaruar do të shfaqet në Netfliks titullohet “Truck”, përndryshe para këtij xhirova. Edhe pse kam fituar një rol në një serial francez besoj nuk do ta pranoj se ka muaj që se kam parë familjen, kam nevojë për një pushim të vogël, pas këtij filmi nuk e di çfarë do të bëj”, tha Destani.

Aktori Blerim Destani sërish u tregua shumë diskret për jetën e tij private, gjatë intervistës.

I pyetur nëse ka plane të bëjë një dasmë shqiptare të madhe me shumë të ftuar ai tha se është mirë të ndodhi, por ende nuk i dihet.

“Unë nuk e di por ato që më njohin unë jetën private ta mbaj private, puna është punë, natyrisht që një dasmë e madhe është mirë të jetë por nuk i dihet. Një dasmë si i bëjmë ne shqiptarët akoma nuk e di”, tha Destani.