Blerimi takon me pahir Antonelën, 4 minuta   përballë

Blerimi takon me pahir Antonelën, 4 minuta përballë

April 19, 2021 0

Blerimi takon me pahir Antonelën, 4 minuta përballë. Në takimin e sotëm mes Antonelës dhe Blerimit, nuk munguan debatet mes dy konkurrentëve, që më herët kanë pasur disa takime bashkë. Pas këtyre përplasjeve, Bora bëri të ditur se ata të dy duhet të bënin një takim 4 minuta për të sqaruar gjithçka me njëri-tjetrin dhe publikun.

Antonela tha se nuk pranon dhe në këtë moment Blerimi iu kthye ashpër.

“Ti nuk pranon? Pse mos e bëra gjë kërkesën unë? Kush je ti moj të bësh takim 4 minuta me mua? Kush je ti moj mos të pranosh? Se ta kërkova unë takimin, rri moj aty. Se thotë nuk pranoj sikur ja kërkova unë takimin, rri urtë!”, i tha Blerimi Antonelës me tone të larta.

Gjithsesi, në fund të programit ata të dy u ulën përballë njëri-tjetrit, por nuk pati asnjë përballje. Antonela nuk pranoi të diskutonte me Blerimin dhe para se të ngrihej nga karrigia u shpreh “S’dua t’i shoh sytë”.

Ajo tha se është ndjerë e ofenduar prej tij  dhe Antonela u shfaq shumë e prekur e kërkoi të largohej nga studioja. Blerimi nga ana e tij u shpreh se dhe Antonela e ka ofenduar disa herë.

“Mos luaj rolin e viktimës. Kjo më ka ofenduar disa herë mua, por unë nuk i kam thënë asgjë. Edhe kjo më ka thënë në prapaskenë mbylle gojën. Kjo i fillon gjithmonë sherret, sepse ose është xheloze ose do të më sulmojë me çdo kusht. Kjo më ka sulmuar gjithë kohës, unë nuk do rri me gojën mbyllur, do i kthej përgjigje. Unë nuk dua t’i bëj njerëzit të ndihen keq dhe nëse ajo është prekur i kërkoj ndjesë. Nuk kam pasur si qëllim ta ofendoj, ishte thjesht një batutë në muhabet e sipër. Megjithatë unë nuk besoj se Antonela është prekur”, tha Blerimi. /revista.one/

Youtube, video e TCH