Flaka Krelani je ti? Amerika e ka ndryshuar komplet

Flaka Krelani je ti? Amerika e ka ndryshuar komplet

April 19, 2021 0

Uau! Ajo e ka ndyshuar pamjen tërësisht! Fjala është për këngëtaren shqiptare, Flaka Krelani, e cila së fundmi ka bërë një ndryshim drastik edhe në pamje.

Krijuesja e hitit “Zjam” ka prerë thuajse tërësisht flokët dhe ka sjell një stil të veçantë.

Ajo prej disa muajsh është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe duket se ka ndërruar tërësisht stilin e jetesës.

Me flokë të shkurtra e me veshje të gjerë, Krelani duket se i është përshtatur mjaft mirë jetesës në Amerikë.

Për ‘look’-un e ri, Flaka ka marrë komplimente të ndryshme nga miqtë e fansat në rrjete sociale.

Megjithëse shquhet për guximin dhe eksperimentimin me flokë, 31 vjeçarja asnjëherë nuk është shfaqur e tillë.

Flaka ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor për fansat e publikun.