Bora dhe Donaldi po bashkëpunojnë për një projekt, zbulohen detajet

Bora dhe Donaldi po bashkëpunojnë për një projekt, zbulohen detajet

April 14, 2022 0

Personazhet më të përfolur të momentit janë padyshim Bora Zemani dhe Donald Veshaj.

Historia e tyre e dashurisë u vu në qendër të vëmendjes kur Donaldi ishte brenda shtëpisë së Big Brother Vip dhe u komentua gjatë pasi aktori nisi një romancë me Beatrix Ramosaj.

Bora dhe Donaldi pritet të publikojnë duetin e tyre të parë muzikor dhe burimet për Kryefjala.com bëjnë me dije se të dy janë parë shpesh në studion e Elgit Dodës. Donaldi duket se e ka marrë seriozisht këngën ndërsa Bora po i rikthehet një pasioni të saj të vjetër.

Kujtojmë gjithashtu se çifti do të jenë së shpejti edhe kolegë pasi të dy do të punojnë në të njëjtin televizion.

Pak ditë më parë Donaldi shkroi në Instagram se ishte në pritje që bora të shkrinte. Me siguri çifti është drejt rikthimit, por me gjithë çka ndodhur pritet të shohim çfarë është rezervuar në të ardhmen.