Sherr në Për’puthen/ “Me dy fytyra…”, Astriti shpërthen ndaj Alesjas

Sherr në Për’puthen/ “Me dy fytyra…”, Astriti shpërthen ndaj Alesjas

April 14, 2022 0

Astriti deri para disa kohësh ka dashur ta njohë më tepër Alesjan, por gjërat ndryshuan  shumë shpejtë.

Që prej asaj dite Astriti dhe Alesja kanë pasur debate të vazhdueshme.

“Alesja është shumë fake. Është person që ka dy fytyra”, u shpreh Astriti i revoltuar.

Ai tha se Alesja sillet ndryshe në studio dhe ndryshe në takime, duke treguar që nuk është e njëjta.

Debati i Astritit dhe Alesjas nuk kurseu edhe konkurentët e tjerë, të cilët dhanë mendimet e tyre rreth situatës së krijuar.

Neritani ishte ai i cili e mori më seriozisht situatën duke debatuar me Astritin, por në një moment deklarata e tij habiti konkurentët.

Ai tregoi se si mund të bëjë gjithçka për një vajzë që pëlqen, madje ta presë edhe tre orë jashtë parukerisë.

“Kur kam pëlqim për një vajzë i shkoj nga mbrapa. Mund ta pres edhe tre orë tek parukeria, madje mund të mësoj t’i lyej flokët edhe tia bëjë vetë shërbimet që të mos qëndrojë tre ore atje”, u shpreh Neritani.

Ndërkohë që për takimin Alesja-Jetmir, ai u shpreh se është hera e parë që ndjehet xheloz për të.