(VIDEO) “Unë të desha, ti më përdore”, Beatrix Ramosaj nxjerr këngën kundër Donaldit

(VIDEO) “Unë të desha, ti më përdore”, Beatrix Ramosaj nxjerr këngën kundër Donaldit

April 12, 2022 0

Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj ka publikuar projektin më të ri “Ma shumë se ti”, në bashkëpunim me DJ Geek.

Teksti, muzika dhe melodia është realizuar nga Vig Poppa, ndërsa Trixa shfaqet me kostum të zi si ‘Catwoman’.

Bazuar te teksti, kuptohet se është një ‘diss’ drejtuar Donald Veshajt, i cili dje deklaroi se e ka lënë dhe po pret që Bora Zemani ta fali.

“Unë të deshta ti më perdore”, thotë Ramosaj në një varg të këngës, një dedikim i hapur për aktorin me të cilin u lidh  në shtëpinë e famshme të “Big Brother VIP”.

Në tekst Beatrix i tregon Donaldit se nuk e kishte menduar se ai do të ishte ky djalë, që tradhton e që nuk e vlerëson.

“E ta kisha ditë nuk kisha bo ça ka bo

Tani u bo ça u bo

S’kam menu që ti ishte ai djal

lot e mia t’i nuk e meriton

Pa ty më mirë jam

S’kam nevojë për kërkon

Që nuk më vlerëson

Që vec mtradhton

Se zemra gabom

po do gjej dikon

Unë meritoj më shumë

Vetes ia kam premtu

Dikush më mirë se ti

Ndoshta mua më don më shumë se ti

ndoshta më respekton më shumë se ti

Më shumë se ti”, janë disa pjesë të tekstin të këngës më të re të Beatrix. revista.one/