“Borës i është rritur tangërlliku, kurse Trixa…”, Ermal Mamaqi flet për pjesëmarrjen e saj në serialin “H.O.T”

“Borës i është rritur tangërlliku, kurse Trixa…”, Ermal Mamaqi flet për pjesëmarrjen e saj në serialin “H.O.T”

March 3, 2022 0

Ermal Mamaqi, ka folur ditën e sotme rreth zhurmës që u krijua nga komenti që bëri brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, por gjithashtu nuk ka lënë pa komentuar as moderatoren Bora Zemani.

Gjatë një interviste për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Ermali u shpreh se shumë njerëzve iu duk sikur sulmoi Donaldin, por sipas tij, ajo ishte thjesht një batutë.

“Ka pasur shumë fëmijë që kanë qenë dashuruar me Donaldin dhe iu duk sikur e sulmova. Kjo është magjia e televizionit, është një hipnozë totale. Këta njerëz kanë qenë të hipnotizuar nga ‘Big Brother’. Ishte një batutë kaq e thjeshtë që unë ta kisha menduar se do të bëhej ‘virale’ do ta bëja më të fortë. Do të kisha marrë ndonjë bluzë të Borës dhe do të thoja ‘I Love You Bora’. Kjo do të ishte skandal.“, tha Ermali.

Aktori flet gjithashtu edhe për lidhjen që ka me këngëtaren Beatrix Ramosaj, duke thënë që e ka njohur që të vogël dhe e di që është një vajzë e mirë.

Ai theksoi se nuk ka kontaktuar fare me Beatrix-ën ndërsa shtoi se e ka kuptuar se ishte thjesht një shaka që nuk kishte të bënte me të.

“Trixën e njoh që kur ka qenë e vogël, njoh familjen, tezen. E di që është një vajzë shumë e mirë. Ndoshta ngaqë ka qenë gjithmonë në përkujdesin e familjes, ndonjëherë pëlqen që, në kuptimin e mirë të fjalës po e them, të llastohet. I shkon ky por besoj se e ka kuptuar se nuk ishte për të. Nuk kam folur me të por jam i sigurt se nuk ka asnjë kundërshti kundrejt meje.”, tha Ermali.

Ndërkaq, komediani dhe producenti i njohur shqiptar, Ermal Mamaqi, së shpejti do të nisë xhirimet e sezonit të dytë të serialit të tij “H.O.T”.

Seriali i zhanrit dramë-komedi, në të cilin trajtohet një histori dashurie e lidhur me intriga, në këtë edicion të dytë duket se do të ketë edhe yllin e “Perputhen”, Bora Zemanin.

“Kemi një problem, është një sfidë me Borën dhe uroj që të na shikojë dhe të ndryshojë mendimin e saj. Ngaqë u bë kjo zhurmë, i është rritur tangërlliku dhe ka një çmim të lartë. I bëj thirrje shikoje dhe njëherë ofertën se ndryshe folëm në fillim dhe ndryshe pas ‘Big Brother’-it. Borës i është rritur çmimi.”, tha ai.

Sezoni i parë ndërkohë kishte disa yje si: Klea Huta, Megi Pojani, Irgen Cela, Monika Lubonja etj.

revista.one/