“Çaj apo drogë?” Kristiani  kapet mat me fjalët e tij

“Çaj apo drogë?” Kristiani kapet mat me fjalët e tij

March 31, 2021 0

Kristiani, ish-konkurrenti i “Për’puthen”, kapet mat nga fansat për “çajin matcha”.Një ndjekës e ka pyetur Kristianin në Instagram pse deklaroi se ishte vetëm ai që e kishte këtë çaj, kur më vonë tha se e përdorin të gjithë.

“I japim dhe pak kohë situatës. Ishte kontraditë, fundja mund të ishte dhe batutë, por realisht nuk ishte, por mbase po. Ka dhe njerëz që thonë duhet të arsyetojmë e pastaj të flasim, e në fund nuk flasin por pëllasin e askush nuk iu kërkon llogari.

Në pyllin e gënjeshtrës, e vërteta është virus e unë fola siç fola sepse ashtu duhej. Pse duhej? Do e marrim vesh?”- ka shkruar  Kristiani.

Debati televiziv

Opinionisti Arjan Konomi akuzoi Kristianin se u jepte konkurrentëve drogë, ndërsa ky i fundit tha se është thjesht çaj.

Sara: Çaji i tërbon djemtë.

Kristiani: Është çaj që nuk shitet dhe unë e përdor për rritje të performancës. Jam i vetmi që e kam si çaj. E ka përdor dhe Erlindi, ia ka ndjerë efektin. E ka përdorur dhe Antonela. Është caj matcha që nuk të rrit adrenalinën, as pulsin.

Arjani: Kjo është situatë delikate, të cilën e kam vënë re. Kam dyshuar dhe në njëfarë mënyre tek Erlindi nuk është më ai djalë që ka qenë në fillimet e tij dhe tani është bërë “fluturon, fluturon gomari”.

Kristiani: Nuk ke fytyrë dhe të marrësh avantazh nga situata. Erlindi e ka përdorur dy herë. Nëse ke përdorur skript prap, të kryqëzoj me logjikë. Nëse do, ta tregoj pozicionin me takim 4 minutësh. Ti je opinionist, opinioni nuk ka vlerë për të vërtetën. Nëse do të sulmosh sharlatanët dhe mashtruesit, sulmoji ata se nuk ka sulmuar askënd dhe të kanë shkruajtur disa persona që unë i kam ndihmuar

Arjani: Ajo që thua është çaj, nuk është çaj, por jep drogë. Të jep halucinacione. Ti je për tu arrestuar me këto që bën.

Kristiani: Manipulator, o zotëri është çaj matcha, mos hamendëso.

Arjani: Ti sjell këtu lëndë narkotike aziatike. Më kanë thënë se këtu djemtë konsumojnë nga ai pluhuri që sjell Kristiani. Kristiani të rrisë performancën e tij në takime. Më kanë thënë gazetarët se e kanë përdorur dhe në takimet e tij dhe është shpërfytyruar. Kjo lëndë mund të jetë narkotike. /revista.one/