Rita Ora në top formë, pozon me bikini në Sidney

Rita Ora në top formë, pozon me bikini në Sidney

March 31, 2021 0

Rita Ora ështl duke shijuar diellin në një plazh të Sidnejit në Australi. Pas përzgjedhjes si gjyqtare në “The Voice of Australia”, këngëtarja vazhdon të jetë shumë aktive edhe në rrjete sociale.

30 vjeçarja ka publikuar disa fotografi në bikini teksa po argëtohet shumë.

“Është bukur sot. Shumë falënderuese”, ka shkruar ajo.

Ajo shfaqet në një palë bikini ngjyrë bezhë, ndërsa vjen e mrekullueshme pa makijazh.

Ora po shijon edhe suksesin e projektit të fundit të quajtur “Bang”, që ka arritur mbi 20 milionë dëgjime në Spotify.

Pak ditë më parë solli disa imazhe nga një studio muzikore, ku edhe po punon për këngën e re, biondja po shijon edhe ca rreze dielli. Rita Ora momentalisht është duke qëndruar në Sidnei.

/revista.one/