Capital T i kushton një këngë “Dashnisë”

Capital T i kushton një këngë “Dashnisë”

December 11, 2022 0

Reperi i njohur Capital T dhe këngëtari Irkenc Hyka kanë lansuar bashkëpunimin me titullin “Dashnisë”.

Kënga erdhi me muzikë nga Irkenci ndërsa teksti është shkruar nga Capital T dhe Olsi Bylyku.

Miksimi dhe masterizimi janë realizuar nga JoJo teksa ana vizuale iu besua Valon Aziri.

Projekti tashmë gjendet në kanalin e YouTube dhe platforma të tjera.

Pak ditë më parë Trim Ademi (emri i plotë) lansoi këngën solo “Hera e fundit”.