Klipet/ Trejsi Sejdini zbulon se cili nga reperët e ka paguar më shumë

Klipet/ Trejsi Sejdini zbulon se cili nga reperët e ka paguar më shumë

December 12, 2022 0

Modelja Trejsi Sejdini ka qenë protagoniste në videoklipet e tre reperëve shqiptarë: Mozzik, Feros dhe Don Xhonit. E pyetur nga TV Klan se cili nga të tre e ka paguar më shumë, missi-i shqiptar zbuloi se Don Xhoni ka qenë ai që e ka paguar më shumë për xhirimet e videoklipit.

“Trejsi ti ke fituar “Miss Universe Albania 2018” dhe je ndër modelet që je drejt suksesit ndërkombëtar, ndaj ne sonte në “Zemër Luana” duam të na rendisësh këto miss-e shqiptare nga “Miss Universe Albania & Kosovo” të famshme edhe jashtë, nga ajo që mendon është më ylli dhe ajo e fundit sipas teje: Angela Martini, Xhesika Berberi, Cindy Marina dhe Agnesa Vuthaj. Përgjigju me valle, ose lahu në halle”, ishte pyetja me spec që iu drejtua Trejsi.

Menjëherë, bukuroshja e ekranit, vendosi në vend të parë Angela Martinin por kur erdhi radha e Agnesa Vuthaj, ajo tha se nuk po e kujtonte për momentit.

“Agnesa Vuthaj? Ndjesë, mund ta kem dëgjuar si emër por si fytyrë nuk po e lidh dot momentalisht…”

Trejsi ka pasur një histori dashurie me Leonard Dukën, sot i shpallur në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos. Menjëherë pas kësaj, ajo vendosi të largohej nga Shqipëria dhe u vendos në SHBA, ku dhe provoi të bëjë karrierë si modele. Por, duket se gjërat nuk ecën shumë mirë për të dhe rikthimi ishte shumë i shpejtë, ndonëse pati goxha mbështetje edhe në kontinentin e largët. Mjaftojmë të kujtojmë se modelja me famë botërore, Gigi Hadid ka ndarë foton e Trejsi Sejdinit, teksa shfaqet e veshur me setin sportiv “Reebook”.

Modelja së fundmi ka dhënë një interviste për “Prive”. Ndër të tjera ajo është pyetur nëse do të luante në një film pornografik, nëse do t’i ofronin 1 milion euro. “Sigurisht që do të pranoja”, ka thënë Trejsi.

revista.one/