Çfarë është Fiter Bajrami? Si festohet pas një muaji agjërimi të Ramazanit

Çfarë është Fiter Bajrami? Si festohet pas një muaji agjërimi të Ramazanit

May 13, 2021 0

Bajrami – siç njihet zakonisht – është një nga festat më të mëdha në kalendarin mysliman.

Çka është Fitër Bajrami?

Bajrami bëhet në fund të Ramazanit – një muaj lutje dhe agjërim.

Emri “Fitër Bajrami” përkthehet si “festa e përfundimit të agjërimit”, 

Ashtu si fillimi i Ramazanit, Bajrami fillon me shfaqjen e parë të hënës së re.

Për myslimanët në vendin tonë, kjo do të jetë në mbrëmjen e 12 majit.

Çka ndodh në Fitër Bajram?

Shumë myslimanë do të marrin pjesë në lutjet e Bajramit në xhaminë e tyre gjatë mëngjesit të 13 majit.

Në Lindjen e Mesme, këto mbahen menjëherë pas namazit të sabahut. Në Shqipëri dhe Kosovë Falja e Bajramit bëhet në ora 05:53. Në Tiranë falja do gë bëhet në Sheshin Skënderbej.

Është një traditë të veshësh rroba të reja dhe gjatë rrugës për në xhami, të hash diçka të ëmbël siç është hurma dhe të lexosh një lutje të vogël të quajtur tekbir.

Para lutjeve të Bajramit, myslimanët gjithashtu u kërkohet të paguajnë një shumë për bamirësi e quajtur “zekat al fitr” për të ndihmuar të varfrit.

Shumë njerëz shijojnë vakte të mëdha me miqtë dhe familjen dhe shkëmbejnë para dhe dhurata – në shumë vende, Fitër Bajrami është një festë publike.

Nëse doni t’i uroni dikujt mirë në Bajram, përshëndetja është “Urime Bajramin e për shumë mote”.

Ç’është Ramazani?

Ramazani është muaji i nëntë në kalendarin hënor. Konsiderohet si një nga muajt më të shenjtë islamik.

Është gjithashtu një nga pesë shtyllat e Islamit. Këto janë pesë parime për të cilat myslimanët besojnë se janë veprime të detyrueshme të urdhëruara nga Zoti.

Myslimanët besojnë se disa nga vargjet e para të librit të shenjtë, Kuranit, iu zbuluan Profetit Muhamed gjatë muajit të Ramazanit. 

Agjërimi konsiderohet të jetë një akt adhurimi, i cili u mundëson myslimanëve të ndjehen më pranë Zotit dhe të forcojnë shëndetin dhe vetë-disiplinimin e tyre shpirtëror.

Si funksionon kjo në praktikë?

Myslimanët kanë një vakt në mëngjes herët para agimit, i njohur si syfyr.

Ata e prishin agjërimin pas perëndimit të diellit për vaktin e mbrëmjes, të quajtur iftar.

Ramazani është gjithashtu një kohë kur myslimanët inkurajohen të japin bamirësi, të forcojnë marrëdhëniet e tyre me Zotin dhe të tregojnë mirësi dhe durim.

Gjatë muajit, besimtarët gjithashtu drejtohen në xhami për një lutje shtesë të natës të quajtur Taraweeh. Kjo mbahet vetëm gjatë Ramazanit.

Ç’është Kurban Bajrami?

Edhe pse Fitër Bajrami është bërë një ngjarje e njohur në botë, kjo nuk është e vetmja festë e Bajramit në kalendarin Islamik.

Kurban Bajrami festohet gjatë muajit Dhul-Hixhah. Ky është muaji ku myslimanët nga e gjithëu bota bëjnë pelegrinazhin në Mekke, e cila njihet më mirë si Haxh. revista.one/