Incidenti/ “S’ka Zot”, tenton të vetëdigjet tek Sheshi Skënderbej gjatë faljes së Fitër Bajramit (VIDEO)

Incidenti/ “S’ka Zot”, tenton të vetëdigjet tek Sheshi Skënderbej gjatë faljes së Fitër Bajramit (VIDEO)

May 13, 2021 0

Incident në Sheshin Skënderbej. “S’ka Zot, duhet me ik nga kjo jetë!”. Me këto thirrje një person është përpjekur të prishë ceremoninë e faljes së Namazit të ditës së Fitër Bajramit.

Ai ka tentuar të futet mes besimtarëve gjatë ceremonisë në Sheshin Skënderbej.

40 vjeçari Besim Grosha ishte lyer me benzine dhe dyshohet se kishte qëllim të vetëdigjet. 40-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr. 1 dhe policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ai është neutralizuar fillimisht nga besimtarët ndërkohë që më pas e kanë marrë forcat e policisë së shtetit, të cilat e kanë prangosur.

Zëvendëskryetari i  Komunitetit Mysliman Shqiptar, Taulant Bica, në një prononcim për mediat tha se ishte një incident sporadik, që nuk ka të bëjë me besimin.

revista.one/

Incident në ceremoninë e faljes për Fiter Bajramin.