Cilët janë konkurrentët e parë të “Kepit të Tundimeve”, emisioni që ngjan me “Too Hot to Handle” të Netflix

Cilët janë konkurrentët e parë të “Kepit të Tundimeve”, emisioni që ngjan me “Too Hot to Handle” të Netflix

July 23, 2022 0

Konkurrentët e parë kanë shkelur në shtëpinë e “Kepit të  Tundimeve “, ndërsa që në minutat e para nuk mungoi flirtimi mes djemve dhe vajzave.

Mes tyre janë edhe emra të njohur të ekranit si Atdhe Xheravina, Fatjon Kuqari, Erjola Hoxha apo Efi Dhedhes.

Xhelozia dhe konkurrenca mes vajzave nuk u shpëtoi syrit të kamerave, të cilat nisën me komentet negative me njëra-tjetrën.

Juna ishte konkurrentja e parë që shkeli në shtëpinë e “Kepit të Tundimeve”. Konkurrenti i dytë është Mateo, i cili duket se i ka të qarta qëllimet e tij.

Më pas pjesë e kastit u bë edhe Atdheu, i cili u bë i njohur në Për’puthen.

Konkurrentja e katërt është Erjola, pjesë e emisionit “ të E Diell”.

Grei, Klejdi, Ornela dhe Anxhela janë konkurrentët e tjerë.

Ndërsa dy pjesëtarët që do të jenë për 20 ditë në shtëpi janë Fatjoni dhe Efi, të dy pjesë e Për’puthen më parë.

Emisioni është i bazuar tërësisht në versionin e “Too Hot to Handle” i cili transmetohet në Netflix.

Imitimi shihet në çdo detaj, duke nisur nga këndi i kamerës, personazhet dhe mënyra se si ata flasin dhe japin komentet e tyre.

Për t’u kritikuar janë komentet vulgare aspak të përshtatshme për një format i cili transmetohet në një televizion publik që shihet edhe nga fëmijë të të gjitha moshave.

revista.one/