Çiljeta thotë se Berishën e ka xhan, por dikujt tjetër i uron fitoren…

Çiljeta thotë se Berishën e ka xhan, por dikujt tjetër i uron fitoren…

March 2, 2021 0

Këngëtarja Çiljeta Çilaga është rrëfyer ditën e sotme në emisionin “Jashtë loje”, ku është shprehur se nga politikanët, pika e saj e dobët është ish-kryeministri Sali Berisha.

E pyetur se si e komenton përballjen Rama-Basha, ajo tha se kryeministrit do i thotë “urime fitoren”, ndërsa kryedemokratit “suksese në jetë”.

Këngëtarja tregoi se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka bërë një veprim të madh kur asaj i vdiq babai dhe ka krijuar shumë respect për të, por vendosi të mos e tregojë.

“Lulzim Bashës do i thoja- Suksese në jetë dhe në karrierë, ndërsa Edi Ramës do i thoja: Urime fitoren!

Lali Eri ka bërë një veprim që nuk di a thuhet në televizion, por mua nuk më kishte shkuar në mendje që do e bënte dikush edhe duke menduar që jam e PD. Që kam qenë, sepse nuk jam më. Doktori (Berisha) është pika ime e dobët, por unë nuk jam më pjesë, por Erioni ka bërë një veprim që nuk do e them por kam krijuar shumë respekt për të.

Do i thoja faleminderit. Ka lidhje me vdekjen e babit, nuk do e them publikisht, por ndonjëherë të gjenden njerëz që ti nuk e mendon kurrë dhe e falënderoj realisht,” u shpreh Çiljeta.