Cllevio është në arrest, por i rrjedh në internet kënga e re ku përmend Noizy-n

Cllevio është në arrest, por i rrjedh në internet kënga e re ku përmend Noizy-n

June 10, 2022 0

Kleviol Ahmeti, i njohur më së miri si Cllevio, është kthyer ndër personazhet më të përfolura ditëve të fundit. 36-vjeçari në fillim të kësaj jave u arrestuar nga policia në Lushnje, pasi e ka thyer masën e sigurisë “arrest shtëpiak”. KJo ndodhi, ditë më parë, pasi u përfshi edhe në një përleshje fizike me Noizy-n tek lokali i këtij të fundit në Durrës.

Thuhet se gjithçka ka nisur më herët nga provokimet në rrjetet sociale, ndërsa në ditën e incidentit, Cllevio kishte shkuar në Durrës, ku situata ka eskaluar edhe fizikisht. Ndërsa, një shpërthim me tritol në lokalin e Rigels Rajkut-Noizy ndodhi pak ditë pas përleshjes fizike mes tij dhe Cllevio. Në një dëshmi të dhënë për policinë, Noizy është shprehur se ka probleme vetëm me reperin Cllevio.

Ndërkohë, që Cellvio gjendej në arrest, një këngë e tij e padëgjuar më parë ka rrjedhur në internet.

Ajo që ka marrë vëmendje është përmendja e Noizyt në këngë me të cilin thotë se ka probleme, ndërsa nga ana tjetër tregon respekt për anëtarët e grupit TBA, pjesë e të cilit ishte edhe Cllevio me nofkën Hudra.

Kënga “Paridi” ka arritur mbi 100 mijë klikime brenda vetëm një dite në kanalet jo-zyrtare, ndërsa kanë vërshuar komente të shumta.

revista.one/