Cllevio mbahet në izolim në Fier, avokati i tij tregon si do ta rifitojë lirinë

Cllevio mbahet në izolim në Fier, avokati i tij tregon si do ta rifitojë lirinë

June 9, 2022 0

Ish-konkurenti i Big Brother Anaid Kaloti ka nxjerrë në pah disa detaje të reja në lidhje me arrestimin e reperit Cllevio.

Me anë të një storin në Instagram, Kaloti shprehet se Klevioli ndodhet në paraburgimin e Fierit dhe arsyeja e këtij ndalimi të reperit është “thyerja e arrestit të shtëpisë”.

“Cllevio për momentin mbahet i izoluar në ambjentet e paraburgimit në Fier. Sipas avokatit që e përfaqëson z.Erjon Sina, prokuroria e rrethit Lushnje ka ngritur ndaj tij akuzën e “thyerjes së arrestit të shtëpisë,”-shkruan Anaidi.

Më tej ai vazhdon të tregojë që kjo thyerje në fakt ka ndodhur me autorizimin e prokurores Merita Selimi për arsyje shëndetësore të Ahmetit.

“Avokati nga ana e tij deklaron se prokurorja Merita Selimi e ka autorizuar këtë të fundit për t’i dhënë leje Cllevio për arsyeje shëndetësore, t’i drejtohet spitalit të Durrësit. Prokurorja e pohon këtë gjë dhe ka kërkuar nga avokati pamjen e vizitës së Cllevio në spitalin e Durrësit, të cilat do të depozitohen sot në prokurori. Për të kaluar nga thyerje e arrestit të shtëpisë, në mosrespektim të tij,”-përfundon Kaloti.

Cllevio disa ditë më parë, mbërriti në ambientet e lokalit të reperit Noizy se bashku me disa miq të tij me makina. Pas debatit verbal, Noziy nis ta shqelmojë të riun dhe në momentin kur ky i fundit shpëton nga duart e reperit, futet në një prej automjeteve dhe largohet.

Sherri mes tyre ka nisur pas përplasjeve verbale në rrjetet sociale, ky dy reperët s’kanë kursyer ofendimet ndaj njëri-tjetrit.