“S’është e lehtë ta gjesh…nuk pretendoj të martohem me sheik”, Enca tregon eksperiencën si rezidente e Dubait

“S’është e lehtë ta gjesh…nuk pretendoj të martohem me sheik”, Enca tregon eksperiencën si rezidente e Dubait

June 9, 2022 0

Jeton prej kohësh në Dubai dhe sigurisht që është përmendur nga portalet për skandalin e publikuar Portta Potty, por këngëtarja Enca Haxhia ka bërë të ditur njëherë e mirë mbrëmjen e sotme në “Top Channel”, se në Dubai mund të bëhet dhe një jetë e thjeshtë dhe e ndershme.

Këngëtarja tha se këto gjëra mund të ndodhin edhe në Shqipëri e në vende të tjera, nuk është nevoja të shkosh në Dubai për tu bërë eskortë, ndërsa nga ana tjetër shtoi se nuk është e lehtë që të gjesh një sheik atje.

“Në fillim mendova që nuk duhej të reagoja, por në momentin që shoh emrin tim, kur në fund të ditës të gjithë e dinë se kush është Enca e sa vite ka që punon.

Nuk domethënë që duhet të bësh gjëra skandaloze apo të kesh një dashnor apo të bësh gjëra imorale që të shkosh me pushime në një vend. Gjëja që u ndjeva me fyer jo vetëm si Enca por si vajzë, është dashakeqësia e portaleve shqiptare.

Skandali i Porta Potty nuk ndodh vetëm në Dubai por edhe në Shqipëri. Unë në Dubai kam shumë shoqe të miat që jetojnë një jetë të thjeshtë, bëjnë punë të ndershme, nuk gjykoj asnjë vajzë në botë sepse secili e bën llogarinë vetë në fund të ditës. Nuk ke nevojë të shkosh në Dubai për tu bërë eskortë.

Që para se të dilte ky lajm, që herët e para që kam shkuar në Dubai, njerëzit thonin me kë ke shkuar ke gjetur ndonjë sheik? Në radhë të parë në Dubai mund të shkosh për pushime, në radhë të dytë atje ka mijëra vajza të bukura dhe nuk është aq e lehtë të gjesh një sheik, jo të gjithë që veshin veshe tradicionale janë sheikë.”

Këngëtarja ka treguar për mënyrën se si ka shkuar fillimisht në Dubai dhe përse i pëlqen të jetojë atje.

Ndër arsyet kryesore përse Enca jeton në Dubai, është siguria që ka në atë shtet dhe klima.

Dalina Buzi: Pse Dubai?

Enca Haxhia: Shkova për herë të parë para një viti. Shoqja ime e ngushtë që jeton aty këmbënguli që unë duhet të shkoja patjetër për ca ditë pushim aty. Thashë ok dhe shkova vjet për herë të parë, më pëlqeu ekstrem shumë, e gjeta veten shumë pjesë e këtij qytetërimi e kulture. Dubai është vendi më i sigurt që kam qenë ndonjëherë.

Askush nuk të prek gjërat e tua edhe nëse i lë dy orë në një vend. Askush nuk të prek me dorë nuk të ofendon. Edhe në zonat që nuk janë të njohura e të pasura, nuk ekzistojnë krime apo abuzime dhe kjo e bën shumë të sigurt. Është vend veror dhe ky është një ndër arsyet e tjera pse më pëlqen aq shumë, do të jetoja gjithmonë në plazh.

Kam krijuar shumë shoqëri e kontakte pune, bashkëpunime që do të vijnë. Ndihem shumë mirë e për momentin jam duke jetuar mes Dubait dhe Europës.

Enca nuk ka zbuluar shumë rreth jetës sentimentale, por megjithatë pas videos që publikoi në “Instastory” teksa puthte një vajzë në buzë, ngriti dyshimet që mund të ketë tendenca për të pëlqyer të njëjtin seks.

E pyetur nga moderatoret e “Goca dhe Gra” rreth preferencave seksuale, këngëtarja nuk preferoi të zbulonte shumë dhe u la gjërat sërish në pikëpyetje.

Enca Haxhia: Unë me jetën private kam qenë shumë private. Videoja me gocën që është shpërndarë është vetëm shoqërore. That’s it.

Armina Mevlani: Nuk e ke fare tendencën “Bi”?

Enca Haxhia: That’s it për momentin

Dalina Buzi: A i ke parë ndonjëherë të huajt për të dashur?

Enca Haxhia: I kam parë i kam parë, nuk jam tek kategoria që them i dua vetëm shqiptarë, jam ndërkombëtare. Nuk do të doja ta limitoja veten në këtë aspekt, është e rëndësishme të gjej dikë që ndajmë të njëjtën botë të përafërt e të ketë të njëjtën zemër e parime si unë, dhe të njëjtën llogari bankare.

Ndërkohë, këngëtarja është shprehur se e ka vuajtur shumë mungesën e të atit, por tashmë thotë se e ka me vete gjithë kohës edhe pse jo fizikisht. Ndërsa në lidhje me të ëmën, Enca tregoi se e ka si shoqe dhe që e shoqëron në çdo vend pjesën më të madhe të kohës.

Armina: A ka ndikuar largimi i babait tënd nga jeta tek mbyllja jote në vetvete?

Enca: Ai ka qenë një nga njerëzit më të rëndësishëm të jetës time, sigurisht që ka ndikuar shumë edhe pse nuk dua të shfaqem kurrë e dobët në publik apo që njerëzit të më donin se po ndihem keq. Nga njëra anë ndihesha mirë që njerëzit më shkruanin dhe më mbështesnin por nuk dua të jem ai person.

Sigurisht që ka ndikuar por mendoj se ka qenë pjesë e procesit të rritjes time, dhe ka qenë pjesë e vendimit që mora të pushoj e të meditoj.

Në fakt një gjë që e shoh gjithmonë dhe e evidentoj tek vetja ime është ngjashmëria me babin dhe them është me mua gjithë kohës është pjesë e imja. Mami është shoqja ime e ngushtë. Mami më shoqëron ku mundet, kur e shohin të gjithë më thonë a është motra? Dhe unë i them po është motra.

Së fundi Enca tregoi nëse është në një lidhje me dikë apo jo.

“Vetëm në këto 10 ditë sa herë jam dashuruar, jo në këto 10 vite. Këto janë dy gjëra të ndryshme të jesh e pavarur nuk ka lidhje me të qenit një femër që nuk di të dashurohet apo të japë dashuri, unë e dua shumë dashurinë”, tha Enca.

Artistja gjithashtu tregoi karakteristikat që duhet të ketë djali që do të ketë në krah.

“Janë dy djem, kategoria e parë, që themi guximi i budallait, nëse një vajzë ka një punë, ka bërë shkollë çfarë do t’i ofrosh t’i përveç se dashurisë. Unë nuk pretendoj të martohem me një sheik në të ardhmen, por s’do ta konsideroja një djalë më pak të suksesshëm se unë, një njeri që nuk është i përmbushur do të të bëjë të ndihesh keq dhe nuk do të ketë çfarë të të ofrojë. Kush  tha që nuk jam e lidhur njëherë, por nuk jam e lidhur. Nëse do të kisha dikë shumë serioz nuk  e di nëse do ta bëja publike, por nëse do të ndihesha mirë me të do e bëja dhe pjesë të jetës sime publike, nuk e kam gjetur ende jo, jemi në kërkim”, tha Enca.