Ç’ndodhi? Luizi në gjendje të rënduar, këngëtari mbushet me lot (VIDEO) 

Ç’ndodhi? Luizi në gjendje të rënduar, këngëtari mbushet me lot (VIDEO) 

February 16, 2023 0

Luizi duket se është zgjuar i ngarkuar emocionalisht mëngjesin e sotëm në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Teksa qëndronte i vetëm duke pirë kafen në oborr, me kokën ulur këngëtari ka nisur të qajë.

Nuk dihet se cila është arsyeja që ai e nisi ditën kaq i mërzitur por ndjekësit shprehen se Luizin e ka marrë malli për familjarët e tij, sidomos për të ëmën.

Kujtojmë, se edhe më parë, teksa qëndronte i ulur në të njëjtin vendin, i shprehu Valbonës se ka shumë mall për nënën. Ende asnjë surprizë nuk është bërë për Luizin brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’. Mbetet të shohim mos vëllai i madh bëhet zemër mirë dhe i lejon Luit një takim apo telefonatë me të afërmit.

revista.one/