Ç’ndodhi me shtëpinë që iu dhurua Arjola Demirit në Big Brother?

Ç’ndodhi me shtëpinë që iu dhurua Arjola Demirit në Big Brother?

November 20, 2022 0

Në një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në “Instagram”, aktorja Arjola Demiri ka zbuluar foto të shtëpisë që iu dhurua në Big Brother VIP.

Arjola shkruan se shtëpia është ende në ndërtim dhe do të jetë e përfunduar në qershor të vitit të ardhshëm.

Më herët ajo ka qenë e ftuar në një intervistë ku sigurisht është pyetur edhe për shtëpinë që mori dhuratë.

“E para nuk kam dashur të flas sepse ka pasur shumë zëra. Nuk flitej për asgjë tjetër përveç shtëpisë, filloi të më torturonte kjo gjë. Edhe pa e marrë kontratën kam thënë që e kam marrë sepse nuk ka pasur vend për të dyshuar. Përtej nesh ka pasur me mijëra mesazhe në lidhje me shtëpinë. Tani shtëpia është në ndërtim e kam thënë, edhe kontratën e kam firmosur tashmë. Pres vetëm t’i vendoset një derë dhe të marr çelësat”– tha Arjola në “Pardon My French.”

Mes të tjerash Arjola zbuloi gjithashtu se së shpejti do ta shikojmë në rolin e prezantueses në një emision në Kosovë. Kujtojmë këtu që aktorja pati shprehur në “Big Brother Vip” që ëndrra e saj ishte të prezantonte “Portokalli”, por me sa duket kjo nuk do të realizohet.

revista.one/