Ç’ndodhi? Ronela Hajati shpërthen në skenë duke ngritur gishtin e mesit

Ç’ndodhi? Ronela Hajati shpërthen në skenë duke ngritur gishtin e mesit

September 18, 2023 0

Ronela Hajati në një nga shfaqjet e saj të fundit, teksa ishte duke interpretuar në skenë këngën e saj në bashkëpunim me reperin Matolale, ka shpërthyer në skenë kur këndonte një pjesë të tekstit:

“Jam bërë gips për ty ja q***** ropt”.

Kujtojmë që Ronela Hajati është komentuar shumë kohët e fundit për interpretimet e saj në skenë, të cilat sipas ndjekësve të saj janë të tepruara.

Stili provokues u diskutua më shumë kur Ronela përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion në 2022. Faqja zyrtare e Eurovizionit në Instagram fshirë dhe ripostuan fotot për provat e këngës duke hequr një prej tyre që konsiderohej si më provokative. Ky veprim nuk ka ikur pa u vënë re nga fansat të cilët kanë reaguar menjëherë me komente nëpër rrjete sociale në mbështetje të Ronelës duke e cilësuar këtë veprim si një akt censurimi.

Madje u tha që ekipit shqiptar i ishte kërkuar të ndryshojë koreografinë pas provave të fundit pasi konsiderohej sipas tyre si shumë provokative. Më pas në pasarelën e festivalit, Ronela u paraqit me një veshje të stiluar nga Niko Komani, që i hapi artistes një problem tjetër.

Veshja e Ronela Hajatit në ceremoninë e hapjes së Eurovision bëri bujë të madhe. Kjo veshje mbante emrin e stilistit Niko Komani, por vetëm deri dje.

Artisti Brazilian, Pedro Leoplodom akuzoi Nikon se i ka vjedhur stilimin pa marrë leje dhe pa i dhënë meritat e krijimit të tij duke publikuar edhe punën e tij që ishte kopjuar më shumë se identik.

Niko Komani nuk mohoi asgjë, por në reagimin e tij të vetëm tha se do të komunikonte me stilistin e vërtetë të veshjes.

revista.one/